I akuzuar për dhunë në familje, dorëzohet në polici kampioni kosovar i xhudos Akil Gjakova

I akuzuar për dhunë në familje, dorëzohet në polici kampioni kosovar i xhudos Akil Gjakova

11:21, 17/04/2024
A+ Aa A-

Kampioni kosovar i xhudos, Akil Gjakova, është dorëzuar në polici të martën në mbrëmje.

Gjakova, ishte shpallur më herët në kërkim nga autoritetet e Kosovës për shkak se akuzohej për dhunë në familje.

Sportisti nuk u gjet në banesën e tij dhe kështu policia e shpalli në kërkim.

Megjithatë, vetë Gjakova është dorëzuar në polici dhe është në pritje të procedurave për t’u njohur më pas me vendimin e drejtësisë.

Federata e Xhudos, në një reagim më të hershëm theksoi se beson te pafajësia e Gjakovës dhe se sportisti nuk ishte gjetur në shtëpi vetëm për shkak se ndodhej jashtë shtetit.

Mbetet për t’u parë tashmë si do të shkojë historia për Gjakovën që është medalje e artë në Lojërat Mesdhetare (2018) dhe Kampionatin Europian (2021).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco