Juventusi nxjerr dy lojtarë në shitje për të paguar Edon Zhegrovën

Juventusi nxjerr dy lojtarë në shitje për të paguar Edon Zhegrovën

22:26, 11/04/2024
A+ Aa A-

Edon Zhegrova është objektivi i madh i Juventusit për krahun e majtë të sulmit dhe për këtë ka vendosur disa lojtarë në shitje.

Ylli i Kosovës po luan një sezon të jashtëzakonshëm me Lille, ku në 20 paraqitje gjithsej është i përfshirë në (11) gola dhe asistime.

Anësori vlerësohet rreth 15 milionë euro dhe mund të luajë si majtas ashtu edhe djathtas dhe përshtatet mirë në formacionin 4-3-3.

Sipas TMW, “Zonja e Vjetër”, do të nxjerrë në shitje Samuel Iling Jr. dhe Filip Kostic për të mbushur arkat.

I pari vlerësohet mbi 20 milionë euro dhe pëlqehet nga shumë klube në Premier League, ndërsa i dyti pëlqehet nga Crystal Palace dhe kishte ofertë në dimër.

Me shitjet e mundshme të kësaj dyshe, Juventusi do të ketë paratë për të bërë ofertën e duhur te Lille për Edon Zhegrovën.

Juventus dhe Lille kanë marrëdhënie të shkëlqyera, pasi së fundmi Diago Djalon dhe Timothy Weah përfunduan te “Zonja e Vjetër”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco