Trukime në futbollin shqiptar, Vllaznia-Ulpiana e kurdisur

Trukime në futbollin shqiptar, Vllaznia-Ulpiana e kurdisur

20:47, 11/04/2024
A+ Aa A-

Nuk kanë fund çudirat në futbollin kosovar. Ndeshja mes Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit në Ligën e Parë, Grupi B, është anuluar pasi sipas Komisionit të Garave ajo ka qenë e kurdisur.

Në një vendim zyrtar të Federatës Kosovare të Futbollit, bëhet me dije se pikët dhe golat nuk do të quhen.

Përballja Ulpiana-Vllaznia ngjalli shumë polemika fundjavën e kaluar, me mënyrën se si Vllaznia shënoi golat, ku pozharanasit fituan ndeshjen 3-4, kësisoj edhe federata e pa të arsyeshme të merrte këtë vendim drastik. 

Dy skuadrat dolën me komunikata, duke e mohuar, por tani FFK thotë se bazuar në provat që ka, kjo ndeshje ka qenë e kurdisur.

Madje të dy klubet dhe disa lojtarë tashmë janë në procedurë disiplinore dhe dënimi ndaj tyre pritet të jetë i madh.

FFK-ja ka nisur procedurë disiplinore ndaj dy klubeve, Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit.

Po ashtu në procedurë disiplinore janë edhe zyrtari i Ulpianës, Meriton Isufi, lojtarët e Ulpianës, Rigon Llugiqi, Gentrit Emini e Samet Rexhepi si dhe zyrtari i Vllaznisë, Agron Pira.

Vlen të theksohet se Ulpiana këtë sezon kishte humbur dy ndeshje në tavolinë për shkak të gabimeve në protokollet e ndeshjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco