VIDEOLAJM/ Edhe UEFA fiksohet pas 'predhës' së Jasir Asanit: Një golazo

10:57, 12/09/2023
A+ Aa A-

Pas çdo raundi në këto kualifikuese të Euro2024, faqja e UEFA “pushtohet” nga golat e mrekullueshëm të futbollistëve shqiptarë.

Nuk mund të mungonte as këtë herë një tjetër perlë kuqezi, goli i Jasir Asanit përballë Polonisë.

Faqja zyrtare e UEFA e ka përzgjedhur si një nga golat më të bukur të këtij raundi, shoqëruar me fjalët: “Çfarë goditje, Jasir Asani. Golazo”.

Goli i Asanit mund të jetë ndoshta më i bukuri i këtyre kualifikueseve.

Një koment vërtet i veçantë ka ardhur edhe nga komentatori italian i “Sky Sport”.

“A është Jasir Asani apo Roberto Carlos?”. Ky ishte komenti i italianit që ngriti në piedestal Asanin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco