Rrëfehet Neymar: Kam qarë gjithë natën pas ndeshjes me Serbinë

Rrëfehet Neymar: Kam qarë gjithë natën pas ndeshjes me Serbinë

11:03, 06/12/2022
A+ Aa A-

Braziliani Neymar ka pranuar se ka qarë gjithë natën kur lëndoi kyçin e këmbës së djathtë, gjë që e detyroi të humbiste dy ndeshje në fazën e grupeve të Kupës së Botës, raporton gazeta spanjolle Marca.

Neymar u lëndua në ndeshjen e xhiros së parë të Grupit G kundër Serbisë (2:0), dhe më pas iu desh të humbiste në duelet me Zvicrën (1:0) dhe Kamerunin (0:1). 

Futbollisti i Paris Saint-Germain është rikthyer te skuadra braziliane në ndeshjen e mbrëmshme të 1/8 të Kupës së Botës kundër Koresë së Jugut (4:1) dhe ka shënuar një gol për ekipin e tij.

Braziliani Neymar ka pranuar se ka qarë gjithë natën kur lëndoi kyçin e këmbës së djathtë, gjë që e detyroi të humbiste dy ndeshje në fazën e grupeve të Kupës së Botës, sipas medies spanjolle.

“Kam qarë gjithë natën pas kësaj, por gjithçka doli mirë në fund”. Ia vlente të qëndronim të nesërmen për 11 orë me fizioterapistin dhe më pas të nesërmen”, tha Neymar për televizionin brazilian Globo.

Ai u bë lojtari i tretë i kombëtares braziliane që shënon në tre Kupa Bote të ndryshme pas Peles dhe Ronaldos.

“Jam krenar që kam arritur rekorde që nuk mund t’i imagjinoja”, tha Neymar.

Ai theksoi se ekipi ëndërron të fitojë titullin në Kupën e Katarit.

“Duhet të ecim hap pas hapi”. “Kanë mbetur edhe tre ndeshje, ne jemi gati dhe të fokusuar për të fituar trofeun”, tha Neymar.

Brazili do të luajë kundër Kroacisë në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco