Vedat Muriqi e thotë haptazi: Dua të kem trajner Mourinhon

Vedat Muriqi e thotë haptazi: Dua të kem trajner Mourinhon

14:02, 07/01/2020
A+ Aa A-

Vedat Muriqi po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon, teksa është kthyer në një nga lojtarët më të mirë te Fenerbahçe, por edhe te përfaqësuesja e Kosovës.

Për shkak të formës së shkëlqyer që ai po kalon, në drejtim të tij kanë ardhur edhe interesime nga skuadra të mëdha dhe një nga to është edhe Totenhemi.

Pikërisht këta të fundit e ndjekin me kujdes sulmuesin kosovar, për të cilin mund të nisin edhe një ofertë në të ardhmen.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Muriqi, i cili në një intervistë të dhënë së fundmi e ka pranuar interesimin e “Spursave” dhe është shprehur se dëshiron të luajë në urdhrat e Mourinhos: “Synimi im për këtë sezon është të fitoj titullin me Fenerbahçen. Është një ndjenjë e veçantë të jesh nën shënjestrën e klubeve të mëdha. Këto oferta, sidomos ajo e Totenhemit më bëjnë mua shumë të lumtur. Do të doja të punoja shumë me Mourinhon, por në fillim dëshiroj të dal kampion me Fenerbahçen. I kam lënë të gjitha ofertat për në fund të sezonit”, u shpreh Muriqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco