Pas incidentit në hotel, Britney Spears shihet sërish me të dashurin

Pas incidentit në hotel, Britney Spears shihet sërish me të dashurin

22:29, 08/05/2024
A+ Aa A-

Britney Spears është parë duke drejtuar makinën e saj, me këmbën ende të dëmtuar, krah partnerit Paul Soliz.

Edhe pse vazhdon të jetë e dëmtuar dhe e enjtur në njërën këmbë, siç vetë ka treguar, Spears është fotografuar në makinën e saj teksa shëtiste në Kaliforni.

Në një moment gjatë xhiros së saj, Birtney del nga makina dhe në timon kalon partneri.

Image

Pavarësisht dramës në hotel, në këtë dalje të parë publike pas incidentit, të dy u dukën shumë të qetë dhe të lumtur pavarësisht asaj që ndodhi pak kohë më parë.

Kujtojmë se para pak ditësh u raportua se autoritetet shkuan në hotelin “Chateau Marmont”, në të cilin ajo po qëndronte me të dashurin e saj, Paul Richard Soliz. Thuhet se në hotel ndodhi një sherr mes të dyve, në të cilin Brit pësoi një incident dhe autoritetet konfirmuan për Page Six se në orën 12:42 të mesnatës, një ambulancë mbërriti në hotel.

Image

Një tjetër burim tha për Page Six se më pas, ajo ishte e sigurt në shtëpi dhe paparacët e fotografuan jashtë hotelit me partnerin e saj. Brit ishte e rrethuar nga truprojat.

Pasi lajmet qarkulluan, këngëtarja e “Toxic” u shpreh se mjekët shkuan në spital në mënyrë të paligjshme dhe mohoi të jetë lënduar nga një sherr me të dashurin e saj. Princesha e muzikës Pop tha se ka ndrydhur këmbën.

Britney publikoi në Instagram edhe këmbën e saj të enjtur, si një “provë” për të vërtetuar se ka të drejtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco