Thuhet se Rihanna dhe Kendrick Lamar mund të bëhen bashkë kundër Drake

Thuhet se Rihanna dhe Kendrick Lamar mund të bëhen bashkë kundër Drake

20:41, 08/05/2024
A+ Aa A-

Në Instagram, Reddit, X dhe TikTok kanë nisur thashetheme se Rihanna dhe Kendrick Lamar po punojnë për të krijuar këngë të re. Aq u desh që të nisë një lumë komentesh, ku më së shumti thuhet se kjo është një strategji e reperit për të çuar një hap më tej konfliktin e hapur me Drake.

“Mos! Do të dalë një këngë e re kundër Drake me Rihanna-n. Kjo është e rëndë”, shkruan dikush; “Rihanna ka qenë kundër Drake me kohë”, shkruan një tjetër.

Por ka dhe nga ata që nuk e besojnë këtë lajm. “Jo nuk besoj se do ndodhë. Rihanna është tepër e mirë për ta bërë këtë”, shkruan dikush tjetër.

Image

Ka dhe nga ata që nuk u intereson nëse bëhet një këngë kundër Drake, mjafton që të ketë një projekt të ri nga Rihanna.

Kujtojmë se Drake dhe Rihanna kanë pasur dikur një lidhje. Ata kanë disa bashkëpunime dhe thuhet se reperi ka qenë shumë i dashuruar me këngëtaren. Ajo ka po ashtu bashkëpunime të hershme me Kendrick, por prej shumë kohësh nuk ka realizuar më asnjë projekt të ri muzikor.

Image

Nëse rikthimi i tyre do ndodhë në këtë moment, gjasat janë të merret si sulmi i radhës ndaj Drake, prej Lamar. Dyshja më e përfolur e momentit që nuk po ndalen me akuzat ndaj njëri-tjetrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco