Thuhet se batuat e Tom Brady në shfaqjen në Netflix e kanë lënduar Gisele Bündchen

Thuhet se batuat e Tom Brady në shfaqjen në Netflix e kanë lënduar Gisele Bündchen

19:45, 08/05/2024
A+ Aa A-

Gisele Bündchen ka treguar se është lënduar shumë nga deklaratat e Tom Brady teksa edhe njëherë tjetër, vendosi futbollin para familjes me batutat e tij, thotë një burim për Page Six.

Siç është zbuluar, kur çifti pati probleme në marrëdhënie, arsyeja ishte pikërisht fakti se modelja ndihej sikur ish-sportisti vendoste profesionin para familjes dhe gjithçkaje tjetër, duke përfunduar me finalizimin e divorcit në tetor të 2022-shit.

Sipas burimit në fjalë, kjo plagë u hap prapë, kur Brady u tall teksa kishte të ftuar Kevin Hart, të dielën.

Komediani përmendi ndarjen nga ish-bashkëshortja duke thënë batuta nga më të ndryshmet dhe sipas mediave (të cilat nuk u dhanë zë batutave), secila prej tyre ka krijuar shumë siklet për Gisele Bündchen, që vazhdon mendon se ish-bashkëshorti ka vendosur karrierën para familjes dhe çdo gjëje dhe nuk ka treguar maturinë të flasë me respekt për raportin e tyre.

Një burim pranë Netflix, zbuloi per Page Six se batutat (edhe pse të rënda) ishin komike dhe u dakordësua që fëmijët e çiftit nuk do të përmendeshin.

Show "Netflix's live special, The Greatest Roast of All Time: Tom Brady", është një ka seritë sarkastike dhe humoristike të Netflix, me të ftuar të përjavshëm specialë, drejtuar nga Tom Brady.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco