Kendall Jenner rikthehet me Bad Bunny?

Kendall Jenner rikthehet me Bad Bunny?

17:03, 08/05/2024
A+ Aa A-

Duket sikur Kendall Jenner dhe Bad Bunny duan të rikthejnë thashethemet e ribashkimit, pasi fotot nga Met Gala 2024 lënë hapësira për shumë komente.

Image

Burime për Page Six kanë zbuluar se modelja dhe këngëtari kanë qëndruar me njëri-tjetrin në festën pas Met Gala.

“Ata ishin së bashku duke qeshur dhe flirtuar gjithë kohës. Ajo po i ledhatonte kokën”, deklaruan burime të brendshme.

Të tjerë persona kanë thënë se ata nuk u panë duke u puthur apo në afrimitete të tilla, por të gjithë natën e kaluan bashkë. Jenner ndryshoi veshjen në festimet e radhës, pas natës gala, po ashtu edhe Bad Bunny. Të dy u veshën më rehatshëm.

Image

Çifti Bunny–Jenner u ndanë në dhjetor të 2023-shit pasi dolën për më pak se një vit dhe arsyeja e ndarjes u shpjegua të ishte axhhenda e ngarkuar e të dyve.

Megjithatë, nga ai moment Jenner është përfolur edhe për ribashkim me ish-të dashurin Devin Booker. Nuk dihet ende si qëndron e vërteta, po interneti ka nisur me aludime.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco