1 mijë euro në muaj; apartament 260 metër katror, arsimi dhe pushimet e vajzës; detyrimet e Princ Lekës ndaj Elia Zaharias!

1 mijë euro në muaj; apartament 260 metër katror, arsimi dhe pushimet e vajzës; detyrimet e Princ Lekës ndaj Elia Zaharias!

16:54, 08/05/2024
A+ Aa A-

Martesa e Princ Leka dhe Elia Zaharia është zgjidhur në mënyrë zyrtare më 25 prill. Pas përfundimit të procesit të divorcit, çifti janë dakordësuar edhe për pikat dhe kushtet që duhet të plotësojë gjithsecili pas divorcit.

Si prindër të vajzës 3 vjeçare Geraldina, Leka dhe Elia kanë rënë dakord që të dy do të jenë të pranishëm fizikisht por edhe materialisht për t’i siguruar vajzës një rritje te qetë të shëndetshme. Shqiptarja.com ka siguruar aktin e plotë të marrëveshjes sipas së cilit shkruhet:

Ku do të jetojë Geraldina?

Nisur nga kjo me pëlqimin reciprok është vendosur që fëmija Geraldina Zogu, t'i lihet për rritje dhe edukim nënës së saj Elia Zogu në banesën "Apartament … me sipërfaqe totale 257.93 m/2", të ndërtesës të ndodhur pas ish-Hotel Dajtit që i është vënë në dispozicion fëmijës nga Babai.

Duke qenë se deri në momentin e lidhjes së kësaj marrëveshje pallati është në ndërtim dhe apartamenti nuk është ende i përshtatshëm për banim, dhe nëse kjo gjendje do vazhdojë edhe pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje babai është dakord që deri kur apartamenti të jetë i banueshëm, nëna dhe fëmija mund të vazhdojnë të qëndrojnë në banesën aktuale Pallatin Mbretëror. Të dy prindërit angazhohen që të ruajnë një marrëdhënie të shëndetshme dhe respekti reciprok në interesin më të lartë të fëmijës.

 Prindërit dakordësohen që mes tyre do të zbatohet parimi i komunikimit të lirë dhe të vazhdueshëm në raport me edukimin e fëmijës.

Detyrimet financiare 

Sipas marrëveshjes Leka Zogu do të paguajë 1 mijë euro vlerë monetare mujore si detyrim ushqimor kundrejt vajzës Geraldinës. Kjo shumë  përfshin shpenzimet për nevojat e përditshme të fëmijës dhe do të paguhet në llogarinë bankare të Nënës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco