Pse njerëzit në TikTok po hanë limonin me lëkurë?

Pse njerëzit në TikTok po hanë limonin me lëkurë?

16:36, 08/05/2024
A+ Aa A-

Sa nga ju e kanë provuar shijen e një limoni të plotë me lëkurë që hahet njësoj siç mund të konsumohet një frut tjetër? Jo të gjithë, besojmë! Sepse përtej dëshirës për shijen e athët të limonit, që shpesh shoqërohet me kripë ose sheqer sipas dëshirës, ngrënia e limonit me lëkurë nuk është një zakon që mund të bëjnë të gjithë.

Image

Njerëzit kureshtarë në TikTok për këtë trend të ri kuptuan që kjo qasje nisi pasi një kompani italiane limonësh kishte hedhur në treg limonë të tillë të ngrënshëm me gjithë lëkurë. Pra, limonë të vegjël, me aciditet të ulët dhe lëkurë të ngrënshme të pasur me anti-oksidantë, kjo bën që çdo pjesë e këtij limoni të konsumohet pa problem.

Një përdoruese e TikTok me profilin @lalaleluu shpërndau këtë video që ka më shumë se 9.3 milionë shikime, video ku ajo shpjegon faktin se këtë limon e ka gjetur në supermarketet e Gjermanisë. Kaq mjaftoi dhe njerëzit e kthyen në një trend idenë e ngrënies së limonëve me lëkurë

@aaashleyk @Lala ♬ Yacht Club - MusicBox

Kjo praktikë po bëhet interesante edhe për faktin se njerëzit po shtojnë përbërës të ndryshëm për të provuar ndryshimin e shijes së limonit. Në disa video, gocat po e presin atë në feta dhe po shtojnë turshi ose copa të vogla xhinxheri për ta shijuar në një mënyrë ndryshe limonin.

"Ka diçka në lidhje me këtë kombinim që thjesht shumë i mirë," shkruan një përdorues në video; “Ngrënia e limonit me lëkurë është e preferuara ime dhe të gjithë më shikojnë si të çmendur,” shkruan një tjetër; "Unë ha limonë me lëkurë gjatë gjithë kohës. Thjesht më pëlqejnë shumë," tha një tjetër komentues.

Duket se trendi po merr goxha vëmendje pasi konsiderohet si një kthim në fëmijëri, tek ato shijet e çuditshme dhe eksperimentet e moshës me ushqimin, kur prova për të shijuar një limon me lëkurë ka qenë e preferuara e shumë njerëzve.

Sot, ky trend konsiderohet si rikthim te shijet e fëmijërisë, ndaj ka marrë dhe kaq shumë vëmendje virtuale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco