Mariana lë garën, përfundon eksperienca e saj në 'Ferma VIP'

Mariana lë garën, përfundon eksperienca e saj në 'Ferma VIP'

14:57, 08/05/2024
A+ Aa A-

Në spektaklin e kaluar, Mariana u largua nga ambientet e fermës ku humbi sfidën përballë Xhesikës.

Më pas, asaj iu dha një tjetër mundësi, ku do t’i bashkohej Valerit në ishull. Ajo qëndroi për thuajse 48 orë vetëm me Valerin, larg nga të tjerët, në ishull.

 

Por ditën e sotme ajo mori një vendim të papritur teksa vendosi të linte garën përfundimisht.

“Valer, unë tani do ndahem me ty, sepse kaq ishte”, tha ajo.

Ndonëse Valeri i kërkoi të mos largohej, aktorja theksoi se e kishte marrë vendimin, ndaj dyshja i dhuruan njëri-tjetrin një përqafim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco