Cardi B mori një ekip të tërë në Met Gala për t’i mbajtur fustanin

Cardi B mori një ekip të tërë në Met Gala për t’i mbajtur fustanin

13:57, 07/05/2024
A+ Aa A-

Cardi B bëri një hyrje madhështore në tapetin e kuq të Met Gala 2024 të hënën, e veshur me një fustan të zi pa rripa, që ishte në përmasa të tilla sa mund të mbulonte gjithë shkallët e muzeut.

Krijuesja e hitit “WAP”, 31 vjeç, solli stilin e saj të guximshëm në mbledhjen vjetore të Muzeut Metropolitan të Artit, duke kompletuar veshjen me bizhuteri smeraldi po aq tërheqëse dhe thonjtë jeshilë të ngjashëm.

 

Sigurisht pas paraqitjes së saj befasuese që nga shumë është cilësuar si ekzagjerim, është kujdesur një ekip i tërë. Vetëm për të lëvizur fustanin e saj, janë dashur 9 ndihmës.

Me paraqitjen në eventin vjetor të modës, Met Gala, reperja me siguri që do të mbahet mend gjatë nga publiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco