Vazhdon lufta e ftohtë/ Drake një tjetër goditje për Kendrick Lamar

Vazhdon lufta e ftohtë/ Drake një tjetër goditje për Kendrick Lamar

13:02, 07/05/2024
A+ Aa A-

Drake iu përgjigj Kendrick Lamar me diss-in e radhës titulluar ‘The Heart Part 6’. Kënga doli 24 orë pasi Kendrick publikoi këngën ‘Not Like Us’.

Pas publikimit të këngës së tij, Drake shkroi se është i sigurt që reperi Kendrick do të nxjerrë një diss tjetër 6 minuta pasi të dëgjojë 'The Heart Part 6'. 

Në diss-in e tij të fundit, Drake thotë se dikush në skuadrën e tij ‘ushqente’ Kendrick me informacione të rreme. Madje, i dha një emër të rremë personit që i jepte informacione Kendrick, që ky i fundit supozon se është vajza që Drake mban sekret, në diss-in ‘ Meet the Grahams’.

E prite dëshpërimisht këtë çast
Ne thurëm planin për një javë, e të ushqyem ty me info te rreme, sakaq
Vajza 11-vjeçare, me emër dhe adresë false,
Po ti ishe aq i etur, sa s’u mendove të gjeje fakte  

Mandej, ai vazhdoi duke thënë se: Duhet të mësosh të hulumtosh dhe të jesh më i duruar.

Drake gjithashtu nënkupton se Dave Free, i cili dikur ishte president i TDE dhe bashkëthemelues i pgLang, mund të jetë babai i një prej fëmijëve të Kendrick Lamar. Ai pyet se pse e fejuara e Kendrick, Whitney Alford, nuk ka mohuar akuzat për sulm.

Pse Whitney nuk i mohon akuzat?
Pse po ndjek Dave Free dhe jo Mr. Morale?

Përveç kësaj, Drake shprehet se Kendrick ka gjashtë muaj pa i parë fëmijët dhe se ushtron dhunë ndaj të fejuarës së tij, akuzë për të cilën Kendrick ende s’ka dhënë një përgjigje.

Për sa i përket akuzave se Drake është pedofil, ky i fundit tha se kurrë s’ka shkuar me dikë nën moshë dhe hodhi dyshimet se Kendrick është ‘i fiksuar’ me këto akuza, se vetë atë e kanë ngacmuar kur ka qenë fëmijë, duke iu referuar këngës së tij ‘Mother I Sober’ nga Mr.Morale&The Big Steppers.

Me pak fjalë, me këngën e tij të fundit i ka hedhur benzinë zjarrit. Presim se cili do të jetë reagimi i radhës nga Kendrick.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco