Rihanna na riktheu në 2014-ën me modelin e ri të flokëve

Rihanna na riktheu në 2014-ën me modelin e ri të flokëve

09:23, 07/05/2024
A+ Aa A-

Rihanna duket sikur ngjan mirë me çdo ngjyrë dhe transformim në pamje, ndaj me vetëbesim i prezantoi botës një nuancë shumë të hapur të ngjyrës rozë.

Image

Ky ndryshim vjen pak para Met Gala dhe kanë nisur dyshimet e para nëse pamja e saj në eventin dedikuar modës do ketë të bëjë me këtë nuancë të re.

Image

Fotot e saj me pamjen e re dolën nga Miami, ku Rihanna mbështetin partnerin në bashkëpunimin e tij me Puma. E veshur me një fustan korse të zi sateni, të gjithë sytë ishin mbi çiftin e famshëm.

Image

Kjo ngjyrë e flokëve të saj i rikujtoi edhe një herë, pamjen që kishte këngëtarja në 2014-ën, me nuancën rozë dhe flokët të prerë shumë shkurt (pixie).

Image

Ndryshimi i fundit që këngëtarja bëri ishte biondia në nuancë mjalti dhe shumë u frymëzuan prej saj. Tani mbetet të shihet nëse Rihanna do jetë në Met Gala dhe ç’do të veshë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco