Çfarë është 'mashtrimi i së ardhmes', flamuri i kuq në një raport në çift

Çfarë është 'mashtrimi i së ardhmes', flamuri i kuq në një raport në çift

12:41, 18/04/2024
A+ Aa A-

Është normale të imagjinoni një të ardhme me dikë që ju intereson, sidomos pasi takimi i parë ka shkuar shumë mirë dhe jeni në fazën e mjaltit të marrëdhënies.

Situata bëhet edhe më emocionuese kur personi që është ulur përballë jush i përgjigjet synimeve dhe projekteve që ju keni për të ardhmen. Por, atëherë kur ju nuk e prisni, partneri/ja tërhiqen, nuk dërgojjë më mesazhe dhe nuk flasin më për planet bashkë. Kjo ndryshe njihet si “mashtrimi i së ardhmes” dhe ekspertët thonë se është një flamur i kuq ndaj të cilit duhet të tregoni kujdes.

“Mashtrimi i së ardhmes është një taktikë manipulimi e përdorur shpesh nga individët me prirje narcisiste. Kjo, për të zhvendosur vëmendjen nga momenti i tanishëm në të ardhmen, në mënyrë që ata të ruajnë kontrollin mbi marrëdhënien dhe të shmangin marrjen e përgjegjësive për veprimet e tyre", thotë Joel Frank, psikolog klinik.

Kur përkushtoheni në një marrëdhënie, është e natyrshme të përqendroheni në cilësitë e mira të partnerit/es dhe të jetoni me shpresë për të ardhmen. Problemi është se kjo situatë mund të krijojë një mungesë stabiliteti që bëhet e pashëndetshme nëse nuk trajtohet.

Shenjat që tregojnë se partneri/ja po ju mashtron për të ardhmen

Mashtrimi u referohet njerëzve që bëjnë premtime të rreme, vetëm për të shpërndarë ide pozitive, ndërkohë që ai/ajo shmangen kur vjen puna tek takimi i familjeve respektive, te premtimi për një darkë bashkë, një aktivitet ndryshe etj.

Një tjetër shenjë: Janë pasigurit ndaj partnerit/es.

Supozojmë se nuk jeni të kënaqur me punën tuaj për shkak të pagës të ulët. Një mashtrues/e e së ardhmes mund t'ju bëjë presion që të hiqni dorë ose të këmbëngulni për të paguar faturat ndërsa jeni i/e papunë.

Mos harroni, këta persona janë të aftë për ta hequr fajin nga vetja dhe për ta kaluar tek të tjerët, vetëm që të dalin mirë në sytë e partnerit/es.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco