U zunë fort, por për Riken ky person mbetet fitues i ‘BBV’

U zunë fort, por për Riken ky person mbetet fitues i ‘BBV’

10:57, 18/04/2024
A+ Aa A-

Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Rike Roçi po shijon eksperiencën post-Big. Sot, ajo ishte e ftuar në studion e “Wake Up”, ku foli më shumë për eksperiencën e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por dhe shumë të pathëna të tjera.

Ndër të tjera, Rike tregoi edhe emrin e banorit që sipas saj ka potencial për ta fituar Big-un.

“Me zemër do të doja që ta fitonte shoqja ime Roza Lati. Por që ka dhënë shumë në atë shtëpi është Juli. Sado u distancova dhe pata debate kohët e fundit, ai është 24 orë në lojë, e do më fort se të gjithë dhe e ka potencialin. Nuk e mohojmë dot, është lojtar i fortë. Mund të jetë kundër Romeos besoj. Me karaktere, këtë vit femrat kanë qenë shumë të forta. Por nga fundi nuk të lë Deda”

Surprizuese në fakt, pasi ditët e fundit brenda shtëpisë, Rike ka pasur përplasje të forta me Julin.

Ndërsa, e pyetur se kush mendon se do të lërë shtëpinë këtë javë, mes Liamit dhe Lidit, Rike u shpreh:

Për të dy është njësoj. Lidi është banor i ri. Në fillim mendova se Liami do jepte shumë më shumë, por nuk ka dhënë kushedi se çfarë. Nëse del Liami apo Lidi nuk është se ndryshon gjë. Më vjen keq që ta jap këtë deklaratë por…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco