Si qëndron e vërteta e fejesës së beqarit të përjetshëm Leonardo DiCaprio

Si qëndron e vërteta e fejesës së beqarit të përjetshëm Leonardo DiCaprio

16:55, 28/03/2024
A+ Aa A-

Leonardo DiCaprio nuk është fejuar me të dashurën Vittoria Ceretti, sipas 'Page Six'– pas spekulimeve që u ngritën kur ajo u pa duke mbajtur një unazë në gishtin e fejesës.

Në rrjet qarkulluan foto të Cerettit me një unazë me shkëlqim në dorën e saj të majtë, ndërsa çifti po drekonte në Los Angeles. Një burim i ka thënë 'Page Six' se nuk është e vërtetë se beqari i përjetshëm është i fejuar.

Dyshja janë në lidhje që nga vera e kaluar, kur u panë në një klub në Ibiza, Spanjë.

Një burim i tha Page Six në shkurt se gjërat ishin ftohur mes çiftit pasi DiCaprio u pa duke festuar me miqtë Tom Brady dhe Tobey Maguire gjatë Super Weekend në Las Vegas.

Megjithatë, një burim në atë kohë këmbënguli se ata ishin bashkë. Ceretti ishte kohët e fundit në Paris për Javën e Modës dhe DiCaprio ishte duke xhiruar filmin e tij të ri në Sacramento, Kaliforni.

DiCaprio nuk është martuar kurrë. Ceretti ishte e martuar me DJ italian Matteo Milleri nga viti 2020 deri në qershor 2023.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco