Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Brikel Guga: Të bëhesh artist kërkon investim, qeveria t’u japë mundësi studentëve të Arteve

11:39, 28/03/2024
A+ Aa A-

Këshilli Studentor i Universitetit të Arteve në Tiranë shprehu shqetësimin se ndjehen të përjashtuar dhe diskriminuar nga politikat institucionale.

Më konkretisht përmes një letre drejtuar zotit Blendi Gonxhja, ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, thuhet se nuk ka asnjë bashkëpunim mes Universitetit dhe Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Në letër thuhet se marrëveshja e bashkëpunimit mes Universitetit te Arteve, Ministrisë së Kulturës dhe TKOBAP nuk po respektohet.

Muzikanti Brikel Guga, i ftuar mëngjesin e sotëm në ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se  të bëhesh sot artist është një investim, ashtu siç edhe profesionet e tjera e kërkojnë e andaj duhet që këtyre studentëve tu jepet mbështetje.

Pjesë nga deklarata e tij:

“Njerëzit që dalin dhe janë të zotë duhet të kenë patjetër mundësi të tilla.

Kushdo që është jashtë kësaj teme prap në këtë moment bëhet i ndjeshëm sepse është një lloj investimi se sot bëhesh artist, por ashtu siç janë edhe profesionet e tjera edhe kjo do investim dhe patjetër që mundësia duhet të jetë gjëja e parë që i jepet një artistit.

Konkurrenca është e madhe pasi ne në këtë moment nuk konkurrojmë vetëm me veten, sot konkurrojmë me nivele p.sh me artistë shumë të mirë, me aktorë shumë të mirë dhe këta janë pjesë e lojës së madhe, pjesë e artit.

Po ta vesh re në të gjitha profesionet ekzistojnë këta, jo vetëm tek ne artistët.”

Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco