Dua Lipa dhe Gigi Hadid konfirmojnë këtë ngjyrë këpucësh si trendin e sezonit

Dua Lipa dhe Gigi Hadid konfirmojnë këtë ngjyrë këpucësh si trendin e sezonit

22:00, 27/03/2024
A+ Aa A-

Në rast se e keni humbur këtë detaj, atëherë ne jemi këtu për t’jua rikujtuar: këpucët e kuqe po përjetojnë një periudhë rikthimi të fuqishme! Majde, edhe të famshmit po udhëhiqen nga ky trend në çdo dalje të tyren, duke e kthyer këtë nuancë në të preferuarën e stilit të pranverës.

Duke përdorur fuqinë që e ka e kuqja, disa nga vajzat e njohura kanë zgjedhur që ta materializojnë te këpucët duke i kthyer në trend versionet e takave, atleteve apo modelet e balerinave të kuqe.

Mjaftoi një ecje e Gigi Hadid, Dua Lipës apo aktores Dakota Johnson që ato të konfirmojnë këpucët e kuqe si tendencën e këtij sezoni.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco