Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

JLO kryqëzohet në rrjet, i pështyn asistentes në dorë çamçakëzin

JLO kryqëzohet në rrjet, i pështyn asistentes në dorë çamçakëzin

09:29, 26/03/2024
A+ Aa A-

Në rrjet është duke qarkulluar një video e pakëndshme e këngëtares së njohur Jennifer Lopez.

Videoja virale tregon këngëtaren duke “pështyrë çamçakëzin e përdorur në dorën e asistentes së saj” në rrugët e qytetit të Nju Jorkut, ku shumë e quajnë sjelljen “të vrazhdë” dhe “të neveritshme”.

Videoja që u bë virale gjashtë vite më parë, ka qarkulluar sërish. Në të, JLo mund të shihet duke u shoqëruar nëpër rrugët e Big Apple-it, ndërsa asistentja e saj u shfaq duke vrapuar për të kapur çamçakëzin: “Ja ku JLO pështyn çamçakëzin në dorën e asistentes së saj në mes të qytetit të Nju Jorkut. Sa e vrazhdë dhe sjellje të neveritshme. Nuk ka asnjë arsye për t’i trajtuar punonjësit tuaj në këtë mënyrë”, thuhet në Twitter në X.

Kritikat ndaj këngëtares ishin të shumta: “Kjo grua ka qenë gjithmonë kaq e neveritshme, nuk ka prova të reja”, tha njëra, ndërsa të tjerë pretendonin se “Sa më shumë dëgjoj për JLO, aq më keq bëhet”.

Por kishte edhe shumë fansa që i dolën në mbrojtje dhe iu përgjigjën postimit, duke pretenduar se ajo po filmonte një skenë për një film në video dhe se kjo është normale për aktorët në xhirime, pasi shpesh u kërkohet të përtypin çamçakëz për ta pastruar fytin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco