Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

Cameron Diaz bëhet me djalë në moshën 51-vjeçare

Cameron Diaz bëhet me djalë në moshën 51-vjeçare

18:23, 23/03/2024
A+ Aa A-

Cameron Diaz ka njoftuar ardhjen në jetë të djalit të saj të parë, Cardinal Madden, në moshën 51-vjeçare.

Aktorja, e cila u martua me kitaristin e Good Charlotte, Benji Madden, 45-vjeç, në vitin 2015, zbuloi lajmin e fëmijës së tyre të dytë në një postim të përbashkët në Instagram.

“Ne jemi të bekuar dhe të emocionuar të njoftojmë lindjen e djalit tonë, Cardinal Madden. Ai është i mrekullueshëm dhe të gjithë jemi shumë të lumtur që është këtu! Për sigurinë dhe privatësinë e fëmijës, ne nuk do të postojmë asnjë foto - por ai është vërtet i lezetshëm. Ne po ndihemi kaq të bekuar dhe mirënjohës. Ju dërgojmë shumë dashuri nga familja jonë. Urimet më të mira dhe pasdite të mbarë", shkruan ata.

Çifti, i cili u martua në një ceremoni intime në shtëpinë e tyre në Los Anxhelos pas tetë muajsh lidhje, mirëpriti një vajzë, Raddix, në dhjetor 2019.

Joel Madden ishte ndër fytyrat e famshme që uruan çiftin – së bashku me basistin e Fall Out Boy, Pete Wentz dhe këngëtarët Lionel Richie dhe Katy Perry, të cilët shkruan në rrjetet sociale: “Një engjëll tjetër tokësor”.

Diaz, e cila luajti në filma si Charlie's Angels dhe The Holiday, mori një pushim nga aktrimi pas muzikalit Annie, në 2014. Ajo do të shfaqet në komedinë e ardhshme të Netflix, Back In Action me Jamie Foxx, si dhe në Apple TV+, Outcome, me Keanu Reeves.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco