Lajmi i fundit

LIVE/ Nis punimet Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë

E turpshme në ‘Big Brother VIP’, Ilnisa i thotë Ledjonës të futet në shtrat treshe me Meritonin

E turpshme në ‘Big Brother VIP’, Ilnisa i thotë Ledjonës të futet në shtrat treshe me Meritonin

17:19, 23/03/2024
A+ Aa A-

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP” nuk kanë të ndalur, dhe kësaj radhe sherri ka kapluar orët e vona të natës, ku dy prej banoreve, Ledjona dhe Ilnisa, u përfshinë në një konflikt verbal të ashpër.

Ndërsa pjesa tjetër e shtëpisë po përgatitej për të pushuar, dy vajzat shkëmbyen fjalë të forta dhe akuza të ndërsjella që tronditën qetësinë e natës.

Konflikti filloi kur të dyja banoret, të cilat ndodheshin në krevatet e tyre, filluan të thumbonin njëra-tjetrën.

Ledjona e ngriti zërin duke akuzuar Ilnisën për sjellje jo të përshtatshme dhe e quajti atë “injorante dhe ordinere”.

Në fokus të akuzave ishte marrëdhënia e Ilnisës me Meritonin, për të cilën Ledjona sugjeroi se ishte e pakuptimtë dhe e kufizuar vetëm në “puçi-puçi poshtë jorganit”.

Ilnisa, në përgjigje të këtyre akuzave, i ofroi Ledjonës një ftesë provokuese për t’u bashkuar me ta në shtrat, duke e irrituar edhe më shumë situatën.

Pjesë nga debati

Ledjona: Puçi-puçi poshtë jorganit, ule kokën atë bëj! Trego për veten.

Ilnisa: Është me fat, nuk është me inat.

Ledjona: O injorante, o injorante! Lepurush i vogël, ule kokën aty dhe shtrihuni.

Ilnisa: Do të vish edhe ti, ka vend edhe për ty?

Ledjona: Nuk jam mësuar si ty unë, o ordinere. Në rregull, sa kam ardhur këtu jam vetëm. Mos ma trego mua atë do të vish këtu, ndoshta t’i je mësuar, por unë jo. Hajde fute kokën aty.

Ilnisa: Femra që i thotë femrës ordinere.

Ledjona: Ti flet për femrat? O njeri i ulët.

Ilnisa: E di sa gjëra di të të them unë ty?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco