Vesa e zhgënjyer pas daljes nga BBVK: Unë buzëqesh, edhe pse populli kësaj here paska zgjedhur të mbështes e të votoj imoralitetin

Vesa e zhgënjyer pas daljes nga BBVK: Unë buzëqesh, edhe pse populli kësaj here paska zgjedhur të mbështes e të votoj imoralitetin

12:50, 26/11/2023
A+ Aa A-

Vesa Vllasaliu u eliminua të premten nga shtëpia më e famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Ajo qëndroi brenda për më shumë se një muaj, ndonëse ishte më e qetë dhe më pak aktive nga banorët e tjerë. Ish-konkurrentja bëri një postim në rrjete sociale pas largimit, duke thënë se populli kësaj radhe ka zgjedhur të mbështes e të votoj imoralitetin.

Duket se bukuroshja nga Gjilani ka hedhur disa kunja duke mos besuar se dalja e saj u bë nga publiku.

“Unë prapë buzëqeshi, edhe pse ‘populli’ vendosi që mos të jem më pjesë e BBK…Edhe pse populli kësaj here paska zgjedhur të mbështes e të votoj imoralitetin”, tha ajo. 

“Ndoshta nuk kam dhënë shumë gënjeshtra sikur disa brenda shtëpisë, e nuk dita të luaj por mendova të isha shembull. Gjithsesi po u deshka ndryshe por se paskam ditë. Ata që më votuan dhe më përkrahën faleminderit shumë ju kam në zemër”, vazhdoi Vllasaliu.

Vesa përndryshe është komentuar jashtëzakonisht shumë për historinë e dashurisë me ish-partnerin e saj, futbollistin Mërgim Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco