U tha se ka kërkoi 20 mijë euro që të futet në BBVK 2, flet Shota Baraliu: Unë i meritoj edhe 100 mijë me kapacitetin që kam

U tha se ka kërkoi 20 mijë euro që të futet në BBVK 2, flet Shota Baraliu: Unë i meritoj edhe 100 mijë me kapacitetin që kam

17:46, 21/11/2023
A+ Aa A-

Aktorja e njohur, Shota Baraliu, e cila tashmë ka bërë emër në skenën artistike, u bë një nga personazhet më të ndjekur dhe të komentuar gjatë edicionit të parë të “Big Brother VIP Kosova” (BBVK).

Së fundmi, aktorja e njohur u ftua në “Shok Podcast”, një program i njohur për intervista të hapura dhe të pafiltruara, ku bisedoi me prezantuesin karizmatik Fis Juniku.

Në këtë bisedë të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, Shota zbuloi detaje rreth eksperiencës së saj brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë dhe të ardhmes së saj në BBVK.

Shota la të kuptohet se producentët e BBVK i kanë drejtuar një ftesë për të marrë pjesë në edicionin e dytë të spektaklit. Sidoqoftë, ajo la të kuptohet se ka vendosur një çmim prej 20 mijë eurosh si tarifë për rikthimin e saj në shtëpinë e famshme.

Image

“Shiko unë i meritoj edhe 100 mijë, po të betohem që i meritoj edhe 100 mijë me kapacitetin që e kam, edhe mua më vjen keq që nuk kam arritur të tregoj taman qysh jam”, tha Baraliu.  Zbulimi i kësaj shume të konsiderueshme të parave ka ngjallur reagime të ndryshme në publik, ku disa e shohin si një vlerësim të merituar për karizmën dhe ndikimin që ajo ka brenda dhe jashtë shtëpisë së BBVK, ndërsa të tjerë janë skeptikë lidhur me arsyetimin e një kërkese të tillë financiare. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco