Habit aktorja e njohur: Ne udhëtojmë me klasin biznes, fëmijët tanë me klasin ekonomik

Habit aktorja e njohur: Ne udhëtojmë me klasin biznes, fëmijët tanë me klasin ekonomik

11:05, 17/11/2023
A+ Aa A-

Ayda Field, ka treguar se ajo dhe bashkëshorti Robbie Williams kanë rregulla shumë të rrepta me fëmijët e tyre kur udhëtojnë.

Aktorja 44-vjeçare dhe këngëtari 49-vjeçar udhëtojnë gjithmonë me avion të klasit të parë, por katër fëmijët e tyre udhëtojnë me klasin ekonomik.

Çifti i martuar janë prindër të vajzës Teddy, 11 vjeç, djalit Charlie, nëntë vjeç, vajzës Coco, pesë dhe djalit tre vjeç Beau.

Field shpjegoi se ajo dhe ëilliams ulen larg fëmijëve të tyre për t'i inkurajuar ata të mësojnë se vendi i parë është një privilegj që ata nuk e kanë fituar dhe ata nuk do të ulen atje derisa të mund ta paguajnë vetë.

Duke folur për Sunday Times, ajo tha: “ Fëmijët e mi fluturojnë në klasin ekonomike sa herë që ne fluturojmë. Unë kthehem majtas dhe ata kthehen djathtas.''

Ajo shtoi: “ Nuk ka asnjë interes për të rritur fëmijë të llastuar. Fëmijët e mi duhet ta dinë se ulja në klasin ekonomik është vendi i duhur derisa të mund të paguajnë për vendet ku dëshirojnë të ulen.' 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco