Po luanime miqtë tuaj 'E vërtetë apo sfidë'? Ja disa pyetje interesante që mund ti përdorni

Po luanime miqtë tuaj 'E vërtetë apo sfidë'? Ja disa pyetje interesante që mund ti përdorni

22:23, 06/11/2023
A+ Aa A-

Një lojë ngacmuese si “E vërtetë apo sfidë” mund të jetë një mënyrë e mirë për të njohur njëri-tjetrin.

Ja disa pyetje:

Cila ka qenë gjëja më e mirë dhe më pak e mirë gjatë fëmijërisë/rritjes suaj?

A keni ndonjë pendim të madh për të cilin mendoni akoma ndonjëherë?

Nëse do të mund të flisnit vetëm me një anëtar të familjes për pjesën tjetër të jetës tuaj, kush do të ishte?

Si ishte puthja juaj e parë?

Cili është takimi më i keq në të cilin keni qenë ndonjëherë?

Cila është gënjeshtra më e madhe që keni thënë?

Cili është personi që keni si model në jetë?

Cila është gjëja më e sikletshme që të ka ndodhur?

A keni vjedhur ndonjëherë diçka?

Cili është vendi/momenti kur keni bërë më shumë qejf?

Kur është hera e fundit që keni qarë?

Cila është gjëja më skandaloze që keni bërë ndonjëherë?

Cila është fantazia juaj seksuale më e egër?

Kush ka qenë personi i famshëm që keni pasur fiksim?

Cila është pasiguria juaj më e madhe?

A jeni arrestuar ndonjëherë?

Cila është gjëja që njerëzit kuptojmë më keq në lidhje me ty?

Ku është vendi më i çuditshëm që keni bërë seks?

Cili është një zakon/ves i turpshëm që keni?

Çfarë të tërheq më shumë te personi që ke përballë?

A keni lënë ndonjëherë dikë tjetër të futet në telashe për diçka që e keni bërë ju?

Cila është gjëja më e sikletshme që bëni rëndom?

A keni rënë ndonjëherë në dashuri me dikë, por s’mund të ishit me të?

Cila është gjëja më e çuditshme që keni bërë në publik?

Për çfarë jeni më shumë mirënjohës?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco