Marina Vjollca rikthehet në ekran te dashuria e vjetër! Ja programi ku do e shohim së shpejti

Marina Vjollca rikthehet në ekran te dashuria e vjetër! Ja programi ku do e shohim së shpejti

20:45, 21/05/2024
A+ Aa A-

Marina Vjollca po rikthehet. Flasim për rikthim jo vetëm në ekran por tek një dashuri e vjetër.

Moderatorja ka disa muaj larg televizionit, pas përfundimit të “Klanifornias”. U përfol shumë lidhur me të ardhmen e saj pas përfundimit të showt humoristik. Por, ajo vendosi të bënte një pauzë dhe tani është gati të rikthehet.

Marina do jetë moderatore e emisionit sportiv dedikuar “Kampionatit Europian” në Tv Klan.

Nga 14 Qershori e deri më 14 Korrik transmetimet do të nisin me ndeshjet e orës 15:00 për të vijuar me ato të orës 18:00 dhe ato të mbrëmjes, në orën 21:00. 

Ky emision rikthen Marinën te sporti pas 7 viteve. Kujtojmë se ajo ka qenë bashkëmoderatore e emisionit sportive në Top Channel “Procesi Sportiv” krah Ed Manushit. Në 2017 ajo u largua nga ky program pas 10 vitesh për tu bërë pjesë e TV Klan, fillimisht me emisionin “C’est la vie” e më pas me “Klanifornia”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco