'The Rock' nuk njihet në transformimin e fundit që bëri për një rol

'The Rock' nuk njihet në transformimin e fundit që bëri për një rol

22:06, 21/05/2024
A+ Aa A-

Dwayne Johnson ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një pamje nga xhirimet e filmit “ The Smashing Machine ”. Në film ai luan mundësin e njohur Mark Kerr dhe për t’i ngjarë atij bëri disa ndryshime.

Johnson fillimisht mbante paruke, pasi Kerr ka flokë të zinj. Gjithashtu, atij i është dashur të vendosë proteza në fytyrë, për t’iu afruar imazhit të jashtëm të mundësit veteran.

Shumë prej ndjekësve të aktorit komentuan ngjashmërinë mes dy meshkujve dhe ndryshimin e suksesshëm në pamjen e aktorit.

Filmi A24 shpalos historinë e luftëtarit legjendar MMA, i cili luftoi me varësitë dhe martesën e tij, ndërsa u shndërrua në një ikonë të sportit. “Ai tregon historinë e tij të pandalshme, duke përfshirë luftën e tij me varësinë, fitoren, dashurinë dhe miqësinë,” thotë Deadline për “Smashing Machine”.

Emily Blunt luan së bashku me Dwayne Johnson në rolin e Don Staples.

Kerr u takua me Johnson dhe u stërvit me të, për nevojat e xhirimeve, gjë që ky i fundit e bëri të ditur në Instagram.

“Unë do të jem përgjithmonë mirënjohës për njohuritë e tij të paçmueshme, të cilat ai ishte mjaft i sjellshëm për të mi dhënë mua,” shkroi Johnson. Filmi është në prodhim dhe pritet të dalë në kinema në vitin 2025. Mark Kerr ishte një atlet MMA dhe dy herë kampion i UFC-së. Në vitin 2003, jeta e tij u përshkrua në dokumentarin HBO, i titulluar gjithashtu “The Smashing Machine”, i cili detajonte karrierën e tij MMA si dhe varësinë e tij ndaj ilaçeve kundër dhimbjeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco