Festivali i Filmit në Kanë: Gocat VIP sollën trendin e veshjes që nuk pritej

Festivali i Filmit në Kanë: Gocat VIP sollën trendin e veshjes që nuk pritej

20:20, 21/05/2024
A+ Aa A-

Le ta pranojmë që Festivali i Filmit në Kanë është një nga ngjarjet më magjepsëse të filmit në botë. Ndaj, është standard që të famshmit parakalojnë në tapetin e kuq me fustane mbrëmjeje dhe askesorë vezullues, ndërsa burrat me kostumet më elegante. Por, ky edicion i 77-të i Festivalit të Filmit solli një trend të pazakontë, të paktën për një event të kësaj natyre.

Image

Disa nga vajzat e njohura zgjodhën xhinset si një gjetje për të dalluar në morinë e veshjeve me motive dhe ngjyra të guximshme, taka të larta dhe aksesorë plot shkëlqim.

Sienna Miller preferoi një palë xhinse të gjera me xhepa, një xhaketë sportive tweed (me thurrje) me kopsa në nuancë floriri. Rezultati? Tepër chic!

Duket se kjo zgjedhje nuk është e rastësishme për një event të kësaj natyre. Edhe më parë janë bërë zgjedhje të ngjashme. E mbani aktoren Anne Hathaway me një fustan të gjithin xhins në tapetin e kuq të ndarjes së çmimeve CFDA gjatë vitit të kaluar? Materiali xhins po merr shumë vëmendje dhe siç duket po funksionon edhe kur zgjidhet për veshjet e mbrëmjes.

Ja disa nga gocat që bënë këtë zgjedhje:

Sienna Miller

Image

Abbey Lee Kershaw

Image

Julianne Moore

Image

Hong Chau

Image

Tess Barthelemy

Image

 Cindy Bruna

Image

 Tess Barthelemy

Image

 Taylor Hill

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco