Zërat për zëvendësimin e Arbana Osmanit në Big Brother VIP, Xhemi Shehu ka një koment

Zërat për zëvendësimin e Arbana Osmanit në Big Brother VIP, Xhemi Shehu ka një koment

15:56, 01/11/2023
A+ Aa A-

Rrjeti po zien: A do largohet Arbana Osmani nga moderimi i "Big Brother VIP" dhe kush do e zëvendësojë?

Ditën e djeshme qarkulloi lajmi se këtë vit “Big Brother VIP 3” mund të mos moderohej nga Arbana. U raportua se ajo ka pasur disa përplasje me drejtuesit e televizionit dhe këtë vit prezantimi i formatit mund të mos i besohej asaj. Sipas atyre që qarkullon në media, reality-shoë mund të moderohej nga Ledion Liço ose Bora Zemani.

Teksa ende nuk dihet sa të vërteta janë këto zëra që po qarkullojnë, ditën e sotme është vënë re se Arbana dhe Ledioni nuk ndiqen më në Instagram. Nuk dihet arsyeja e këtij veprimi, por në këtë mënyrë ata i kanë hedhur më shumë benzinë zjarrit.

Sakaq, "Vip Magazine" ka pyetur ndjekësit se kush do donin ta zëvendësonte Arbanën dhe mes komenteve dikush ka përmendur Xhemi Shehun.

Ky koment i ka rënë në sy edhe mikeshës më të mirë të Arbanës, e cila i është përgjigjur: "Jo faleminderit, nuk e bëj dot edhe sikur..."

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco