Pse Arbenita është për tu marrë shembull sesi veprohet pas një ndarjeje!

Pse Arbenita është për tu marrë shembull sesi veprohet pas një ndarjeje!

11:32, 26/10/2023
A+ Aa A-

Arbenita dhe Fero i kanë dhënë fund martesës, por marrëdhënia mes tyre vazhdon të marrë vëmendjen për shkak të konflikteve të vazhdueshme.

Modelja e ka akuzuar ish-reperin për dhunë fizike dhe psikologjike ndërsa ky i fundit e ka akuzuar se ajo nuk po e lejon të takojë vajzën. Të drejtën mes tyre do e vendosë gjykata, por veprimet e Arbenitës së fundmi kanë bërë shumë përshtypje dhe gjithashtu kanë dhënë një mesazh.

Një nga reperët më të famshëm, Unikkatil, me të cilin Fero nuk ka patur marrëdhënie aspak të mirë i shkroi Arbenitës së fundmi në Instagram duke i ofruar ndihmë.

Arbenita jo vetëm që nuk u bë palë me “armikun” e ish-bashkëshortit, por edhe i publikoi mesazhet mes tyre. Shumë njerëz e kritikuan duke e akuzuar se ajo po kërkon vëmendje, por në fakt Arbenita është për tu marrë shembull sesi veprohet pas një ndarjeje.

“Nuk e shita babain e fëmijës tek armiqtë”, shkruan ajo duke i thënë të gjitha!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco