J Balvin ka një mesazh për Britney Spears pas publikimit të 'The Woman in Me'!

J Balvin ka një mesazh për Britney Spears pas publikimit të 'The Woman in Me'!

11:05, 26/10/2023
A+ Aa A-

Të mërkurën, J Balvin, i cili është mik i Britney Spears, zbuloi se çfarë mendon për këngëtaren pasi ajo publikoi librin e saj të kujtimeve "The Woman in Me". Në një bisedë me një gazetar të TMZ, ylli i muzikës latine ndau admirimin e tij për ikonën e popit dhe ndikimin e rëndësishëm që ajo ka patur në botë.

"Jam vërtet krenar për të. Mendoj se është e mahnitshme; ajo meriton më të mirën... Mendoj se është një grua për të cilën duhet të kemi shumë dashuri dhe respekt", u shpreh Balvin, duke theksuar respektin dhe admirimin e tij të thellë për Britney Spears.

“Ajo frymëzoi të gjithë botën në kulmin e saj dhe mezi pres që ajo të sjellë muzikë të re. Mendoj se kemi kaq shumë nevojë për të", shtoi ai.

Image

Në fillim të këtij muaji, të dy u panë duke shijuar pak kohë me Maluma në një restorant në New York City. Deri tani, libri i Britney është pritur shumë mirë.

Vetë këngëtarja reagoi në rrjetin e saj social Instagram për ta cilësuar librin e saj si "kujtimet më të shitura të personazheve të famshëm në histori" në ditën e parë të publikimit.

Britney e plotësoi mesazhin e saj duke falënderuar fansat për dashurinë e tyre duke thënë "Faleminderit fansave që më kanë mbështetur !!! Ju dua të gjithëve!!!"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco