Era Istrefi bëhet këngëtarja e parë shqiptare që arrin këtë rekord në muzikë!

Era Istrefi bëhet këngëtarja e parë shqiptare që arrin këtë rekord në muzikë!

11:21, 17/09/2023
A+ Aa A-

“Bonbon” titullohet kënga që i dha jehonë ndërkombëtare këngëtares Era Istrefi. Shtatë vjet pas publikimit, kënga ka arritur në shifrën e 900 milionë klikimeve në YouTube.

Ka qenë vetë këngëtarja që ka ndarë lajmin me fansat e saj në rrjete sociale.

“Bonbon” mbetet kënga shqipe më e dëgjuar në YouTube.

Pas hitit, Era pati depërtuar në arenën ndërkombëtare duke arritur deri te performanca në Kupën e Botës të vitit 2018.

Pas kësaj, Era u largua përkohësisht nga skena muzikore për t’u kthyer me disa këngë të reja së fundmi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco