Kim Kardashian në një lidhje me futbollistin e njohur? Ylli televiziv shton dyshimet me veprimin e fundit

Kim Kardashian në një lidhje me futbollistin e njohur? Ylli televiziv shton dyshimet me veprimin e fundit

13:57, 11/09/2023
A+ Aa A-

Ylli televizi Kim Kardashian dhe futbollisti i njohur Odell Beckham Jr kanë ndezur thashethemet për lidhje pasi së fundmi u panë duke kaluar kohë së bashku në Los Angeles.

[A janë Kim Kardashian dhe Odell Beckham Jr një çift i ri?]

Dyshja u panë së një restorant, ndërsa dolën së bashku dhe u futën në të njëjtën makinë.

Sipas një burimi për revistën “People”, Kardashian dhe Beckham kanë qenë “miq për një kohë të gjatë”, teksa shtoi se “marrëdhënia e tyre kohët e fundit është bërë romantike”. 

Kjo nuk është hera e parë që që rrjet kanë qarkulluar lajme se dyshja mund të jenë në një lidhje së bashku, pasi edhe në vitin 2016 Kardashian dhe Beckham u panë duke flirtuar në pishinë në festën e Drake “Memorial Day”.

Megjithatë, lojtari i NFL më vonë mohoi lajmet duke thënë se ata ishin thjeshtë miq.

Image

Mirëpo nga ana tjetër edhe podkasti i “Deuxmoi” përmendi lidhjen e përfolur të Kardashian dhe Beckham.

Ndërsa sipas burimit anonim, Kim po takohet me “një yll të futbollit amerikan që luan për një ekip në Bregun Lindor.”

“Është Odell Beckham”- tha burimi.

Megjithatë lajmet për lidhjen e tyre nuk janë konfirmuar akoma nga anjëri nga ata.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco