5 sekretet e mashtruesve profesionistë/ Ja si e manipulojnë objektin dhe e bëjnë të dashurohet pas tyre

5 sekretet e mashtruesve profesionistë/ Ja si e manipulojnë objektin dhe e bëjnë të dashurohet pas tyre

12:32, 10/09/2023
A+ Aa A-

Mashtrimet romantike sa vijnë e shtohen. Persona me qëllime aspak të mira, adoptojnë një identitet të rremë në internet për të fituar dashurinë dhe besimin e dikujt. 

Më pas, mashtruesi përdor iluzionin e një marrëdhënieje romantike për të manipuluar ose vjedhur nga viktima.

Shumë vajza dhe djem bien pre, por cilat janë 5 sekretet e mashtruesve profesionistë të romancës.

1. Ata i drejtohen objektivit të tyre me nofkën 'mbretëresha/mbreti im'. Të gjithëve u pëlqen të jenë mbretër, kush do ta kishte menduar se kjo do të ishte një metodë mashtrimi.

2. Gratë mashtruese pretendojnë se janë një vajzë në ankth, ndërsa meshkujt mashtrues pretendojnë se janë të pasur dhe do të kujdesen për nevojat financiare të viktimës.

3. Mashtruesit profesionistë shprehin dashuri për objektivin e tyre vetëm pas pak javësh ndërveprimi.

4. Ata studiojnë objektivin dhe pretendojnë që janë të ngjashëm. Nëse viktima është e krishterë, të tillë janë edhe ata, nëse ai/ajo i do qentë, edhe ata i duan, etj.

5. Ata e bëjnë viktimën të ndihet e veçantë, e dashur, e kujdesur dhe e adhuruar. Ata e pyesin nëse ka ngrënë, tregojnë se sa të mahnitshëm janë, pyesin për familjen, etj. Pra, tregojnë një përpjekje të vazhdueshme për të qenë të pranishëm dhe të interesuar te objektivi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco