Lajmi i fundit

ODEON/ Muza e Operas, Eva Golemi rrëfen momentin e sikletshëm: Në arien e dytë djali kërkonte bukë

365 ditë Mbret, Charles III zbulon axhendën për vitet e ardhshme

365 ditë Mbret, Charles III zbulon axhendën për vitet e ardhshme

17:16, 07/09/2023
A+ Aa A-

Mbreti Charles III ka shpallur zyrtarisht fundin e vitit të parë si Mbret i Anglisë, duke paralajmëruar një epokë të re për vitet në vijim të mbretërimit të tij.

Pas pushimeve verore, Charles III thirri djalin e tij të madh dhe njëkohësisht trashëgimtarin pasues, William, në një samit privat për të përfunduar planet për vitin e ardhshëm. Ai e ka mbushur ditarin e tij me angazhime për të gjithë vendin, ndaj dhe shprehet se i pret një epokë e re.

Në ditar ‘Madhëria e tij’ ka planifikuar një vizitë shtetërore të shumëpritur në Francë dhe do të shënojë turneun e tij të parë në Commonwealth me një vizitë në Kenia në vjeshtë. Ai gjithashtu ka rënë dakord me një kërkesë nga Ministria e Jashtme për një vizitë historike në Kanada vitin e ardhshëm, një nga 14 mbretëritë britanike dhe të paktën dy vende të tjera evropiane.

Ajo që dihet deri më tani është se monarku 74- vjeçar gjatë gjithë lëvizjeve të tij brenda dhe jashtë shtetit do të mbështetet nga bashkëshortja Camila, Princi William dhe Princesha Kate Middelton, ku këta të fundit kanë në plan të zgjerojnë punën e tyre në mbarë botën në emër të Familjes Mbretërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco