Bebe Rexha thyen rekordin botëror

Bebe Rexha thyen rekordin botëror

17:14, 07/09/2023
A+ Aa A-

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha, ka thyer një rekord botëror, duke u bërë artistja e vetme në botë që qëndron për 50 javë rresht e renditur e para, në dy prej top listave muzikore të Billboard.

Bëhet fjalë për top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit “country” dhe top-listën e këngëve më të dëgjuara të zhanrit “electronic”.

Sipas mediave rozë, këngëtarja me origjinë shqiptare ka qëndruar për 50 javë e para në këto dy top-lista me hitet e saj “Meant To Be” dhe “I’m Good (Blue)”.

E lumtur me suksesin, Bebe ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale lajmin e Billboard ku ajo citohej si rekordmene, ndërsa u shpreh më se mirënjohëse për suksesin e arritur.

“Jam në shok. Mirënjohëse. E bekuar. E lumtur. Faleminderit gjithsecilit që më ka mbështetur në karrierën time. Ju dua, me dashuri Bebe”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco