Hoqi dorë nga muzika për t’ju përkushtuar fesë Islame, Fero publikon foton duke u falur në rrugë

Hoqi dorë nga muzika për t’ju përkushtuar fesë Islame, Fero publikon foton duke u falur në rrugë

15:44, 07/09/2023
A+ Aa A-

Disa javë më parë, reperi i njohur Fero Fera njoftoi fansat e tij se kishte vendosur të largohet përfundimisht nga muzika pasi tashmë ai i është përkushtuar fesë Islame.

Përmes një deklarate të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, artisti u shpreh se ishte i penduar për muzikën që kishte bërë, ndërsa i kërkoi fansave të tij që të mos e dëgjojnë më muzikën e tij.

E teksa tashmë, artisti në qendër të vëmendjes nga fansat e tij, reperi ka treguar publikisht tashmë se është kthyer në një mysliman të devotshëm.

E së fundmi ai ka publikuar një foto ku shfaqet duke falur namazin në mes të rrugës, ndërkohë që ka ndaluar dhe makinën e tij luksoze.

“Ai që drejton në punë të mira është si ai që i kryen ato″, shkroi reperi krahas postimit.

Image

Kujtojmë se ky ndryshim i menjëershëm i Feros ishte pas divorcit të bujshëm me partneren e tij, Arbenita Ismajlit, të cilën reperi e kërcënoi me jetë nëse modelja do të largohej nga shtëpia së bashku me vogëlushen e tyre, Ninën.

E më pas, Arbenita e denoncoi ish-bashkëshortin, të cili gjykata e la në paraburgim për 30 ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco