Më në fund dikush e thotë: Ja arsyet e vërteta të lamtumirës së Belen dhe Stefano!

Më në fund dikush e thotë: Ja arsyet e vërteta të lamtumirës së Belen dhe Stefano!

11:16, 07/09/2023
A+ Aa A-

Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino e gjejnë veten duke jetuar një moment të vështirë të jetës bashkëshortore: ndërprerja e marrëdhënies ka ndodhur për herë të katërt. Stile të ndryshme jetese?  

Sipas ngjarjeve të fundit, po. Edhe pse Belen Rodrugiez ka shpallur romancën e saj të re me modelin dhe prezantuesin Elio Lorenzoni bota e thashethemeve italiane nuk qetësohet përballë një ndarjeje së katërt të çiftit Rodriguez- De Martino.

Image

Duket se tradhëtia që u komentua gjatë në mediat online nuk është shkaku i ndarjes së çiftit të famshëm, por ajo që është cituar si arsye kryesore në  një revistë italiane është stili i ndryshëm i jetesës së dyshes.

 “Thuhet se u ndanë sepse Stefano ishte shumë i fokusuar në karrierën e tij televizive, nuk donte të dilte kurrë, nuk ndante të njëjtën botë me Belen.  Nga ana tjetër dashuria e Stefanos ndaj Belen nuk është kthyer kurrë si në ditët e para. Dhe e gjitha kjo ka lënë një ndjenjë hidhërimi te Belen. Ajo donte të publikonte foto të çiftit, Stefano ishte më i përmbajtur jo sepse i vinte turp prej saj, por pikërisht për një formë modestie”; shkruhet në revistën ‘Chi’.

Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino janë prindër të një djali 10 vjeçar të quajtur Santiago.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco