‘Ka lënë një vend bosh tek unë’/ Egli flet për herë të parë pas ndarjes nga Olsi: Kam zgjedhur ta fal

‘Ka lënë një vend bosh tek unë’/ Egli flet për herë të parë pas ndarjes nga Olsi: Kam zgjedhur ta fal

18:44, 14/08/2023
A+ Aa A-

Ndarja mes aktorit të njohur Olsi Bylyku dhe Egli Takos ishte kryefjalë për shumë kohë në mediat rozë.

Ishte Olsi ai që konfirmoi ndarjen në një intervistë, duke pranuar se i mungojnë njëri-tjetrit. E radha për të folur për ndarjen i takon Eglit, e cila iu është ‘hapur’ ndjekësve për herë të parë për këtë temë.

“A të mungon?”, ishte pyetja e ndjekësit, për të cilën Egli është ndalur gjatë.

Teksa shprehet se ka mbetur nje boshllik nga largimi i Olsit, ajo ka qenë paksa e paqartë për fansat e saj me frazën: “Unë kam zgjedhur të fal, të hesht, të eci dhe të them faleminderit për të gjithë ditët e mira”.

“Lidhja më e fortë që ka krijuar Zoti! 5 vite të mbushura me këtë lidhje. Sigurisht që kur dikush largohet, le një vend bosh. Dhe çdo njeri që percepton, arsyeton (jo të gjithë e kanë aftësinë) është i detyruar ta ndjejë bëshllëkun e atij vendi gjithmonë. Koha e mbush shpirtin tonë me gjëra të tjera e mungesa venitet, sepse jeta vazhdon. Ama vendi mbetet bosh”, shkruan Egli.

*Instastory nga ‘Albeu’

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco