Sabiani 'arrestohet' në Itali për kokainë, Keisi shpërthen në lot: Turp i Zotit!

Sabiani 'arrestohet' në Itali për kokainë, Keisi shpërthen në lot: Turp i Zotit!

17:15, 14/08/2023
A+ Aa A-

Keisi Medini, e cila është pjesë e reality show “Kepi i VIP-ave”, në episodin e mbrëmshëm ra pre e një rrengu të përgatitur nga pjesëmarrësit e tjerë të grupit.

Jori Delli dhe Ronaldo Sharka kanë inskenuar sikur këngëtari Sabian Medini babai i modeles ishte arrestuar për trafik të lëndëve narkotike në Milano. Keisi menjëherë sa merr vesh lajmin e tronditur fillon të marrë familjarët e saj për të konfirmuar vërtetësinë e lajmit.

Gjatë bisedës dëgjohet Keisi që thotë: “Ndoshta kanë arrestuar xhaxhin përsëri”, duke lënë të kuptohet se xhaxhai i saj ka qenë një herë pas hekurave.

Sabiani i cili duket të ketë qenë në dijeni për kamerën e fshehtë, i ka “mbajtur lojën” duke mos i hapur telefonin, me pretekstin se po merrej me avokatët. Keisi ka filluar të qaj kur ka kuptuar se e gjitha ishte një shaka nga miqtë e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco