Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Barbie, kush? Kylie Jenner e prezanton veten si kukull Bratz – por njerëzit kanë kritika

Barbie, kush? Kylie Jenner e prezanton veten si kukull Bratz – por njerëzit kanë kritika

10:42, 03/08/2023
A+ Aa A-

Pas javësh në qendër të vëmendjes, publiciteti i kukullës Barbie po konkurrohet nga rivalet legjendare – kukullat Bratz në bashkëpunim me Kylie Jenner.

Koleksioni Mini Bratz x Kylie Jenner shënon herën e parë që një personazh i famshëm është shndërruar në një kukull Bratz, që u bë e njohur në vitet 2000 falë stilit, tipareve të ekzagjëruara dhe toneve të shumta të lëkurës.

Koleksioni prezanton Kylie Jenner si kukull me pamje të ndryshme, duke përfshirë fustanin Versace me pendë në ngjyrë livando që veshi në Met Gala 2019 dhe pamjen me vello Off-White me të cilën parakaloi në Met Gala tre vjet më vonë.

Image

"Unë kam qenë një fanse e Bratz që nga fëmijëria dhe gjithmonë kam dashur kukullën time Bratz," tha Jenner në një deklaratë për shtyp.

Drejtoresha kreative e Bratz, Jasmin Larian, tha se Jenner "mishëron me të vërtetë gjithçka që Bratz ka përcjellë që nga fillimi 22 vjet më parë" - të qenit rebele, energjike dhe ekspresive.

Por jo të gjithë fansat e Bratz ishin të kënaqur. Disa komentues vunë në dyshim zgjedhjen e Kylie-t si bashkëpunëtorja e parë e famshme e markës së kukullave. Të tjerë qenë skeptikë për tonin e lëkurës së saj. “Kylie nuk është kaq e errët,” shkroi një person në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco