Pas shërimit Jamie Foxx falenderon me fjalë zemre personin më të veçantë: Do të kisha humbur jetën

Pas shërimit Jamie Foxx falenderon me fjalë zemre personin më të veçantë: Do të kisha humbur jetën

09:08, 03/08/2023
A+ Aa A-

Rreth dy muaj më parë aktori i njohur Jamie Foxx pësoi një komplikacion shëndetësor dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Së fundmi 55-vjeçari postoi një video në Instagram duke treguar që gjendja e tij është përmirësuar, ndërsa gjithashtu falënderoi të gjithë mbështetësit e tij duke mos bërë të ditur arsyen që çoi në përkeqësimin e shëndetit të tij.

Mirëpo mesa duket një rol shumë të veçantë në shërimin e aktorit e ka luajtur edhe motra e tij, Dixon të cilën Foxx e ka falenderuar atë në ditën e saj më të veçantë.

“Gëzuar ditëlindjen bukuroshja ime për motrën… je magjike, je e bukur, je luaneshat e guximshme dhe pa ty nuk do të isha këtu… po të mos kishe marrë vendimet që ke marrë, do të kisha humbur jetën. Të dua përgjithmonë urime ditëlindjen motër”, ka shkruar Foxx.

Ndër të tjera fituesi i çmimit ‘Oscar’ në videon e publikuar falenderoi gjithashtu edhe vajzën e tij Corinne Foxx për mbrojtjen dhe mbështetjen e madhe që i ka dhënë atij gjatë kohës së shërimit.

“Për të qenë i sinqertë me ju, motra ime Deidra Dixon, vajza ime Corinne Marie më shpëtoi jetën,” tha Foxx ndërsa diskutoi për komplikacionin  mjekësor që pësoi më 11 prill  në xhirimet në Atlanta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco