Tifozët madrilenë ‘çmendin’ Pique, i gjithë klubi thërret “Shakira, Shakira…”

Tifozët madrilenë ‘çmendin’ Pique, i gjithë klubi thërret “Shakira, Shakira…”

08:40, 31/07/2023
A+ Aa A-

Ka kaluar pothuajse një vit e gjysmë që kur Gerard Pique dhe Shakira u ndanë dhe lajmi bëri bujë të madhe.

Por pavarësisht kalimit të kohës, pasojat e ndarjes së tyre vazhdojnë të mbeten në jetën e tyre.

Së fundmi, Pique u gjend në një klub nate në Madrid ku nuk e dinte që klientët e klubit ishin fansa të ish-gruas së tij Shakirës.

Në disa video që janë bërë virale në mediat sociale, Pique mund të shihet duke qëndruar në skenë, duke u përpjekur t’i drejtohet turmës, por ata nuk e lanë të fliste pasi bërtisnin vazhdimisht “Shakira, Shakira”.

Pique mbeti pa fjalë dhe u shfaq i tronditur nga situata.

Ndërkohë që një tjetër video fansat u shfaqën duke kënduar këngën ikonike të Shakira-s “Waka Waka”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco