Goxha shumë/ Bledi Mane zbulon sa fiton në muaj Ronaldo Sharka

Goxha shumë/ Bledi Mane zbulon sa fiton në muaj Ronaldo Sharka

11:15, 25/07/2023
A+ Aa A-

Nuk është e vështirë të marrësh famë, e vështrië është ta mbash. Dhe në fakt këtë përpiqen të bëjnë edhe personazhet që marrin pjesë në reality-show të ndryshëm. Një ndër to “BBV”, ku pas përfundimit të spektaklit, ish-banorët përpiqen të qëndrojnë në vëmendje të medias dhe të mos “harrohen”.

Së fundmi i ftuar në “Wake Up” Bledi Mane ka komentuar se sa aktivë janë aktualisht ish-banorët e këtij edicioni. Ndër të gjithë, gazetari veçoi Ronaldo Sharkën.

“Është më aktivi i aktivëve. Nuk toleron, nuk bën tangërllëqe. Lufton me ironi, debate, meme dhe me reklamat. E dashuron lekun dhe i ka vënë qëllim vetes. Ai ka ulje dhe ngritje, por në muaj mund të fitojë 20 milionë lekë të vjetra”, tha gazetari i njohur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco