Pak pas ndarjes nga Dalton Gomez, Ariana Grande në një lidhje dashurie me Ethan Slater?

Pak pas ndarjes nga Dalton Gomez, Ariana Grande në një lidhje dashurie me Ethan Slater?

20:04, 20/07/2023
A+ Aa A-

Duket sikur Ariana Grandes iu desh një kohë e shkurtër për t’u larguar tërësisht nga bashkëshorti i saj, Dalton Gomez.

Këngëtarja e “Thank U, Next” është në lidhje me bashkë-yllin e saj në “Wicked”, Ethan Slater, në mes të ndarjes nga Gomez.

Burime pranë çiftit thanë për TMZ se ajo dhe Slater filluan të takoheshin disa muaj më parë.

Një fotografi që ka qarkulluar së fundmi tregon kastin e “Wicked” duke festuar për “Oscar”-in e Michelle Yeoh në Londër dhe në të Grande, 30 vjeçe, u pa pranë Ethan.

Image

Image

I njëjti gjithashtu thuhet se është ndarë nga gruaja e tij, Lilly Jay.

Slater u martua me Jay në vitin 2018 dhe ata mirëpritën një djalë vitin e kaluar (2022).

Aktori i bë më i famshëm për rolin e tij në “SpongeBob Square Pants: The Broadway Musical”.

Grande nga ana tjetër u divorcua nga Gomez pas dy vitesh martesë. 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco