Jay-Z bën histori në muzikë/ Reperi ia kalon Drake dhe Eminem duke u bërë artisti i parë që…

Jay-Z bën histori në muzikë/ Reperi ia kalon Drake dhe Eminem duke u bërë artisti i parë që…

15:45, 20/07/2023
A+ Aa A-

Reperi i njohur Jay-Z ka shënuar historinë duke u bërë i pari artist me ngjyrë që fitoi 10 albume solo me dy disqe platini.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë “Shoqata e Industrisë së Regjistrimit në Amerikë” (RIAA) teksa përditësoi listën e certifikatave.

Me albumin ‘Hov’ të vitit 2009, ‘Blueprint 3’ u bë publikimi i tij i dhjetë solo i cili arriti dy milionë shitje të tij.

Mirëpo albumi i reperit ‘The Black’ rriti numrin më të madh të shitjeve të albumeve të tij në SHBA, rreth 33.5 milionë.

Image

Në krahasim, Eminem i cili ka tetë albume solo me shumë disqe platini, ndërsa Drake aktualisht ka shtatë albume me certifikata të dyfishta.

Legjenda e hip-hop-it është njeriu i parë me ngjyrë që e ka arritur këtë sukses.

Ai është vetëm artisti i dytë me ngjyrë që e ka bërë këtë, pasi e para është  Mariah Carey , e cila është artistja solo femra më e suksesshme komerciale e të gjitha kohërave dhe ka mbi 11 albume që kanë shitur më shumë se 2 milionë kopje brenda vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco