Gratë afgane protestojnë kundër mbylljes së salloneve të bukurisë!

Gratë afgane protestojnë kundër mbylljes së salloneve të bukurisë!

15:03, 20/07/2023
A+ Aa A-

Gratë në Afganistan kanë mbajtur një protestë të rrallë kundër vendimit të talibanëve për te mbyllur sallonet e bukurisë.

Image

Ato janë dëgjuar duke bërtitur “punë, bukë dhe drejtësi”, teksa kanë protestuar në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul. Garda e talebanëve, thote REL, u pergjigj me pompa uji.

Të drejtat e grave janë kufizuar ashpër ne kete vend qe prej kthimit të talebanëve në pushtet, në gusht të vitit 2021. Rreth 50 gra moren pjese sot në protestë, sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Image

Talebanët u kanë dërguar paralajmërim njëmujor bizneseve që t’i mbyllin sallonet në gjithë shtetin. Ata pretendojne se vendosja e parukeve, zgjatimeve te flokeve apo rregullimi i vetullave janë kundër vlerave të Islamit dhe se prindërit janë duke humbur para nëpër sallone të bukurisë kur martohen çiftet.

Vendimi ua kufizon edhe më shumë hapësirën grave afgane, të cilave u është ndaluar tashmë shkollimi pas klasës së gjashtë, palestrat dhe dalja neper parqe. Së fundi, talebanët ua kanë ndaluar grave edhe punën në Kombet e Bashkuara.

Image

Dhoma Ekonomike e Afganistanit deklaroi se mbyllja e të gjitha salloneve të bukurisë do të rezultojë më humbje të 60.000 vendeve të punës. Sallonet e bukurisë janë mbyllur edhe kur talebanët e kanë udhëhequr Afganistanin në periudhën 1996 – 2001.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco